PD gëzon mbështetje të jashtëzakonshme në SHBA. Ndryshimi është bërë vetëm për faktin se nuk na mbanin sallat, ka thënë Belind Këlliçi.

Ndërsa deputeti Klevis Balliu nga SHBA tha se pjesëmarrja është e jashtëzakonshme dhe se shumë shpejt pritet të ketë edhe surpriza.

“Duke thënë këtë, pa diskutim që Partia Demokratike vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm jo vetëm në jetën politike shqiptare, por edhe në marrëdhëniet me komunitetin shqiptar në Amerikë. Pesha e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme, veçanërisht për ndihmën që jep, për remitancat dhe për faktin se ky komunitet mbështet ekonomikisht dhjetëra mijëra familje në Shqipëri. Ky është një tregues i jashtëzakonshëm i potencialit dhe i marrëdhënies që Partia Demokratike ka me këtë komunitet. Edhe për këtë arsye, ne jemi pafundësisht mirënjohës.

Ndryshimi i vetëm i lokacionit dhe i vendndodhjes ka qenë për arsye se nuk na mbanin sallat. Aq njerëz sa kanë dalë për të pritur zotin Berisha në port, aq njerëz mund të ishin edhe në sallën tjetër. Kështu që, sot e shohim vetë se çfarë mbështetjeje dhe sa njerëz kanë ardhur për t’u takuar me zotin Berisha. Takimet janë zhvilluar me personalitete të ndryshme të botës politike amerikane, por edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare. Të gjitha këto takime do të bëhen publike.

Ajo që mund të themi me siguri sot është se shpifjet dhe ajo që ne e kemi quajtur “perandoria e së keqes” së George Sorosit u shembën përballë të vërtetës dhe të drejtës që kishte Partia Demokratike, opozita dhe mbarë kombi shqiptar. Ky udhëtim dhe ky takim janë pikënisja e ndryshimit për një Shqipëri europiane. Ju garantoj se do të ketë edhe surpriza të tjera”, ka thënë Balliu.

Ndër të tjera ata theksuan se “Rama etiketohet si kreu i narkoshtetit të parë në Europë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb