Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës kombëtare që do të mbahet në Tiranë. Kryedemokrati njoftoi datën 22 mars si takim për tubimin e radhës.
“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!”, tha ai.
Sot teksa Kuvendi mbante seancën plenare ku u votua për rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për Ballukun, jashtë sallës se seancave plenare u mbajt protestë nga ana e opozitës.
