Teksa opozita do të protestojë në shesh më 10 shkurt, kreu i PD-së Sali Berisha nuk përjashtoi asnjë skenar mbi atë se çka mund të ndodhë në tubim.
Ai tha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre, se opozita ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile.
“Kemi në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile. Ndaj PD kërkon dhe fton qytetarët që të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje, por kjo kërkon qartësi. Kërkon që çdo qytetar të realizojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, ku pushtet janë në një dorë.”, tha ai.
