Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zgjedhjen e Papës së ri, Robert Prevost, duke e quajtur atë një “Donald Trump të ri” në Vatikan.
Gjatë një fjalimi nga Shkodra, Berisha e përshkroi zgjedhjen e papës amerikan si një moment të rëndësishëm dhe të papritur për Kishën Katolike.
Ai shtoi se ky Papë, i cili mban emrin Papa Leo, përfaqëson një figurë të fortë dhe me ndikim në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë. Berisha e uroi për një jetë të gjatë dhe suksese në këtë rol të rëndësishëm.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Shkodër:
Të dashur miq, kjo ishte fushata e tij.
Fushata e njeriut që qeverisi 12 vjet.
Shkodrane dhe shkodranë, ky meriton ndëshkimin më të madh.
Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan.
Papa Leo, një amerikan!
Le ta urojmë.
Le t’i urojmë edhe njëherë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën.
