Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat dënoi skandalin “balluku”. Gjatë fjalës së tij, a tha se do të paraqesë dokumente e fakte për shqiptarët.
“Në të gjitha hetimet e mia, absolutisht në të gjitha gjykimet për mua, gjykata ka dhënë vendime politike kundër meje siç ka marrë urdhër.
Por cili-viu- viu, kush ia bën, ia bën vetiu. I ranë kokës. Unë kisha dërguar në vitin 2012 nenin për heqjen e çdo lloj mbrojtje për deputetin. Dhe prapë e votoj atë nen.
Por këta e forcuan. Por tani po përballen me atë që bënë. Për sa i përket këtij, kemi të bëjmë me një skandal madhor ndërkombëtar, të cilin unë do e denoncoj, po e përgatis dhe do paraqes dokumente dhe fakte para shqiptarëve për aktin e paprecedent, të pashembullt, të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut që ka bërë dje.
Dje ka kryer një skandal të madh ndërkombëtar. Dje Edi Rama bëri mashtrim të madh shqiptarëve dhe Europës, për të cilat unë do e dënoj sot me forcën më të madhe. Për këtë çështje do të flas në orën 12:30 para medieve.”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Së pari, nuk kam përsëritur akuza, kam përsëritur fakte që ju dhe askush në botë nuk mund t’i hedhë poshtë.
Është tjetër të formulosh akuza, tjetër të paraqesësh dokumente me vulë apostile.
Vula apostile është dokument zyrtar i pakundërshtueshëm.
Në këtë kuadër, unë po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se çfarë llumi ka në organet e drejtësisë.
Çfarë kriminelësh ka në këto organe.
Se si përdorin ligjin dhe hetime për qëllime private dhe personale.
Unë besoj se ky është një dokument shum i çmuar dhe kjo do ndjehet.
Janë sot 5 ose 6 rezoluta ndërkombëtare, të organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë që damkosin politizimin dhe përdorimin e kësaj drejtësie si armë.
Dakord, nuk janë të gjithë të kësaj mendje, por gradualisht kjo do zërë vendin e vet sepse e vërteta vonon, por nuk harron.
Ata të cilët do njihen dora dorës me këto dokumente, do kenë të njëjtin mendim që ka Sali Berisha.
Atëherë, në qoftë se ju mendoni se një jurist, një gjykatës, një prokuror mbron kriminelin, përdor ligjin për të mbrojtur kriminelin, ndryshon nga një qytetar një kriminel, e keni gabim.
Më i lig është ky se është njeri i ligjit sepse paguhet për të dënuar kriminelin.
Ndaj ky është një kontribut dhe mbështetje për drejtësinë.
Jam i bindur se çdo gjyqtar i ndershëm që jeton me djersën e tij, turpërohet 100 herë nga Irena Gjoka.
Jam i bindur se çdo prokuror i ndershëm turpërohet nga Altin Troplini.
Pra, këtë punë duhet ta bëni ju gazetarët, por unë e bëj edhe për ju se ju u mungon kurajo në shumë raste, por unë u mirëkuptoj…
…Sa herë i keni cituar ju këto dokumente që unë kam paraqitur?
Sa herë janë bërë objekt debati në studiot televizive Altin Troplini me këto që bën?
A ka diskreditim më të madh për figurën e një prokurori se kjo që bën ky?
A ka diskreditim më të madh për figurën e një gjykatëse se ajo që bën ajo?
Pra, nuk është ai që paraqet dokumentet që cenon sistemin, janë ata të cilët poshtërojnë sistemin, që kanë kryer krime dhe mbeten me çdo kusht në sistem.
Troplini e mori vetë përsipër. U vetëofrua për të hapur hetimin paraprak, e bëri vetëm me qëllimin që ta nxjerrë jashtë afateve.
E keni lexuar dosjen e Toyota Yaris?
Çfarë bënte Taulant Balla me atë Daupin, i thoshte t’ia çojmë Taos dosjen e makinave të Suel Çelës që ta nxjerrë Tao jashtë afatit. Të njëjtën gjë bën edhe ky.
E merr hetimin paraprak për ta nxjerrë drejt afateve të parashkrimit…
….Sepse duke e shtyrë, vepra parashkruhet. Ky është problemi. Ky e merr në mënyrë që vepra e saj të parashkruhet.
Ka paguar gjysmë milionë euro kjo Gjoka me shumë mbiemra apo e ka urdhëruar Edi Rama, këtë nuk mund ta them, por një njeri që ka minimumin e dinjitetit njerëzor, nuk e bën kurrë këtë.
Sepse aty nuk ka asgjë për hetim, aty janë dokumentet me vulë apostile, asaj i ndërpritet mandati dhe dërgohet për ndjekje penale se ka mashtruar, ka falsifikuar.
Kjo është shumë e thjeshtë.
Unë e përdor këtë se është rasti më tipik. Se ç’bëhet pastaj nën rrogoz të tjera, bëhet ajo që merret mandati i Troplinit, vjen mandati i arrestit ndërkombëtar dhe mbahet në xhep nga Altin Troplini nga data 26 prill deri me datën 22 maj.
Dhe me datën 22 maj, Poja i tonelatave kokainë, që ka 4 vjet që kontrollon portin e Durrësit, çan ferrën dhe ikën.
Besoj se këto janë akte shumë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare.
Ju keni lexuar në dosjen e Toyota Yaris, se si Taulant Balla merr përsipër të shpëtojë jo vetëm paratë, por edhe automjetet e krimit.
Dhe Taulant Balla vazhdon të kryesojë grupin e PS.
Sepse dosja e Toyota Yaris është me numër 26. Dosja për Taulant Ballës është 26/1 në sirtarin e Altin Troplinit.
A është ky në shërbim në krimit?
A nuk është kjo në shërbim të krimit.
Ose marr rastin tjetër të tij. Taulant Balla merr urdhër nga Suel Çela që të shkojë në Shkodër bashkë me prokurorin Vath Staka dhe të lirojë dy terroristët që i vendosën tritolin nën shalën e Lulzim Kullës, të cilët mund të vrisnin disa qytetarët nga shpërthimi, dhe Taulant Balla vazhdon të kryesojë grupin e PS sepse Altin Faqeziu e përdor ligjin sipas urdhrit apo interesave të tij private.
Unë nuk po sulmoj drejtësinë, por po sulmoj krimin brenda këtij sistemi.
Unë kam respektin më të madh për çdo prokuror, gjykatës, hetues, polic që zbaton ligjin.
