Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte një vizitë në familjen e vjetër tiranase, Kazani. Në thelb të fjalës së tij, Berisha pati pronën, si një nga problemet më madhore të Shqipërisë.

Lideri i opozitës theksoi se Qeveria ka krijuar një agjensi që vjedh dhe zapton prona ashtu si në vitin 1946, me një Belindë të dytë merr gjithçka sipas dëshirës. Nga ana tjetër, ai premtoi se për 4 vjet do të zgjidhë çështjen e pronës njëherë e mirë.

Fjala e Berishës:

“Jam këtu me njerëz që kanë të gjithë memorien e së shkuarës. Hiperkolektivizmi, jo vetëm që privoi njerëzit nga prona dhe kolektivizmi, por për fatin më të keq tek një pjesë e madhe e shoqërisë e fshiu dhe konceptin.

Por fshirja e konceptit, njëlloj siç fshiu besimin tek Zoti, duhet ta pranojmë. U krijuan ateistët. U krijuan në diktaturë, u krijuan ateistët, që edhe sot janë një pjesë. Krijimi i kësaj psikologjie bëri që PD që në hapat e parë të kishte, të kishte hapa të kufizuara, të padrejta në në raport me të drejtën e pronës. Sepse, e drejta e pronës, nuk kishte pse të njihej jo kaq, aq, etj.

Do t’ju tregoj një histori, e kam treguar edhe njëherë tjetër.

Në vitin 1991, po shkoja në një balle, dhe ndalem aty në një përrua të thellë, i them atyre të shkojmë te kjo shtëpi, ishte një shtëpi në shpat aty. Shkojmë aty, na pret i zoti shtëpisë. E pyes, i them: Zef, i them, si e ndatë tokën, a patët sherre?

Jo, Sali, çfarë sherri. Asnjë sherr. Po, pse i thashë unë, nuk patët? Po secili tha, tokën e vet. Ku i dinit/ po, i kishim ato gurët, tha. Gurët nuk i kishim lëvizur. Dhe, e tregova këtë histori se, ata ishin të varfër, por të hekurt e kishin konceptin e pronës.

Jo mo tha, për 10 ditë e ndamë ne tokën tha, nuk kishim asnjë problem. Asnjë gjë fare.

Mirëpo, nuk ishin këto koncepte kudo. Jo për ta justifikuar, por kishte arritur diktatura dhe kur kujtoj ligjet e parlamentit, ato pasqyronin këtë psikologji. Nuk pasqyronin të drejtën e plotë të pronës, ndonëse ne e kishim shpallur, por në mënyrë graduale shkuan duke u korrigjuar. Jo tërësisht. Dhe si përfundim, këto 12 vite, çështja e pronës, jo vetëm nuk u zgjidh, por dua t’u them juve të vërtetën, sot janë ligje të vitit 1946. Është gjë e pabesueshme. Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, që Edi Rama ka vënë aty një Belinda të dytë, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake. Kjo ka qenë në ligjet e 1946.

Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithsej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Kushtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo.

Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve.

Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve?

Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës.

Një anë i ka dhënë autoritet agjencisë mbi pronat, që nuk ndodh kund në botë. Të tjerat u thotë, plaçkitja edhe këtyre të tjerëve. Ato janë kullota, troje.

Me një fjalë prona është në një rrezik madhor. E vërteta është, është në një rrezik absolut madhor.

Çfarë u premtoj unë ju?

Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë!

Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Do të kthejmë pronat aty ku është e mundur dhe nëse jo, do t’i kompensojmë njëherë e mirë.

Ne patën krijuar një fond 75 mijë hektarë për kompensim. 75 mijë hektarë në zona të pëlqyera.

Këta e morën atë. Këta e prishën atë fond. Po ne, pavarësisht se çfarë ndodh me atë se gjendja është tjetër, do të bëjmë kthimin e pronës aty ku është, pas asnjë kufizim.

Dy. Kompensimin monetar të saj, ose kompensimin përkatës me trojet tokë në zona të preferuara turistike, bregdetare, breg-liqeni, malore, kudo që të jetë.

Në këtë mënyrë, në rast se paraqitet nevoja për kthim he kompensimin e pronës, qeveria edhe kredi do marrë për të shlyer detyrimin ndaj jush, pronarëve.

E kam menduar shumë mirë dhe kjo e bën të pakufizueshme. Kjo i jep qeverisë të gjitha mundësitë për t’i dhënë përgjigjen më të plotë çështjes së pronës. Nuk do mbartet kjo çështje nga 4-vjeçari. 12 vite qenë të humbura.

Kur është dorëzuar pushteti kanë qenë të zgjidhura 54 mijë dosje. Në 12 vite ka zgjidhur 800 dosje, dhe ju siguroj se ka krijuar, mundet 8000 tjera duke vjedhur tokën e pronarëve kudo.

Unë isha në Himarë. Doktor më tha, kjo e-albania, kjo vetëm na gjobit ne. Na thonë, aplikoni aty, aplikoj. Nuk të përgjigjet, 2 muaj. Pas 2 muajsh të vjen sekseri. Thotë, ke aplikuar. Po, kam aplikuar duhet përgjigje. Për një dynym mund ta nxjerrim, po jep nja 5 mijë euro ti.

Urdhëroni, si e kanë bërë. Po unë thotë, kam shumë, nuk kam një dynym. Dhe ky është kurth, se si të gjobisin pronarët, sistem gjobash nga qeveria.

Ndaj dhe, ftoj pronarët, duke i garantuar se për ne është çështje themeli në programin tonë kthimi, kompensimi, monetar ose fizik, dhe Shqipëria i ka sot të gjitha mundësitë.

Po të mos kishte mundësi, unë do u thosha: nuk ka mundësi.

Ka 100% mundësi.

Po, me këta jo që nuk kthehet, por krijohet një ortek i dytë problemesh të mëdha me pronën.

Paketa e maleve thotë, 500 të parët. Çfarë do të thotë ajo?

Po, shko bleje tokën, unë të bëj një lëhtësim për taksat, por jo të të lehtësoj me tokën. Toka është e pronarëve. Në këtë mënyrë, ky regjim po shkon drejt 1946 në ligje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb