Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet mes lidershipit të saj dhe ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka shprehur qëllimin të kandidojë për kryetar të partisë kundër Sali Berishës.
Toska e përshkroi situatën si një “debat absurd të brendshëm”, duke akuzuar disa anëtarë se presin largimin e Berishës për të marrë pushtetin, por nuk kanë guxim ta thonë hapur. “PD ka një proces zgjedhor për drejtuesit e degëve lokale dhe përmirësimin e strukturës, por lideri aktual nuk po e lejon kandidatin fitues, Salianjin, të hyjë në garë,” tha Toska.
Gazetari shtoi se Salianji ka fituar në qytete si Korçë dhe Kavajë, por nuk po lejohet të konkurrojë, ndërkohë që disa figura që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me qeverinë dhe ish-ministren Belinda Balluku, mbahen brenda strukturave të partisë. Ai kritikon gjithashtu përjashtimin e këshilltarëve lokalë në Durrës dhe emërimin e elementëve të kontrolluar nga sekretari i përgjithshëm.
“Në Durrës u bënë zgjedhje të ndershme, por ndikimi i lidershipit vendosi një kandidat të kontrolluar. Në Mat duan të zgjedhin një shofer nafte për të kontrolluar verbërisht degën. Publiku meriton njerëzit fitues, jo kontrolluesit e partisë,” tha Toska.
Gazetari përfundoi duke theksuar se mënyra si po menaxhohet procesi zgjedhor në degët e PD mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin politik të partisë në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar tensionet mes liderëve të vjetër dhe elementëve të rinj.
“Opozita ka një debat të brendshëm absurd. Të gjithë ata që janë në PD kanë një qëllim por janë të pafytyrë ta thonë, ata presin vdekjen e Sali Berishës që t’i marrin pushtetin. U thonë ndërkombëtarëve që nuk kemi çfarë bëjmë se është Berisha dhe dalin i binden verbërisht çdo vendimi. PD ka një proces zgjedhor, kërkon të zgjedhë drejtues degësh lokalë. Kërkon përmirësim. Kam një citim të Berishës, ka thënë një parti opozitare nuk mbijeton vetëm me kritika ndaj qeverise, duhet te organizohet dhe te sjelle ide te reja për tu kthyer në pushtet.
Jo vetëm akuza por ide dhe liderë të rinj. Berisha po bën të kundërtën e asaj që ka thënë. Njeriu fitues si Salianji nuk e fut në garë dhe po mban aty brenda. Salianji ka fituar ne Korçë, në Kavajë, pse nuk e fut në garë. Le të humbasë, që këtu shkel standardin. Aty brenda mban humbës brenda që kanë bashkëpunuar me Ballukun dhe nuk merr Salianjin në garë!? Përjashton dy këshilltarë të PD në Durrës, se thotë ka bashkëpunuar me krimin. Kush ka bashkëpunuar, ata djem që dolën fitues apo këta që bashkëpunojnë me Ballukun dhe që i mban afër. Kush bashkëpunon me Ramën këtu?
Në Durrës u bënë zgjedhje të ndershme dhe sekretari i përgjithshëm ndikoi të vendoste një kandidat të kontrolluar. PD sot në Durrës do fitojë bashkinë me atë djalin sepse është elementi i duhur. Nëse zgjedhin këta elemente do fitojnë, por nuk e bëjnë. Në Mat duan të zgjedhin një shofer nafte që ta kontrollojnë verbërisht, pse nuk lejojnë garën, por kontrollojnë drejtuesit në çdo degë. Në shumë qarqe kjo parti po vendos fatin e vet politik me zgjedhjet që bën sot. Kush i shërben Ramës, Salianji apo këta që zgjedhin më injorantët e mundshëm kryetarë degësh. Do dalë një shofer nafte i caktuar nga Flamur Noka dhe Edi Paloka kryetar i PD në Mat! Publiku do njerëzit fitues”, tha ai.
