Një prej protestuesve në sheshin para Kryeministrisë denoncoi veprimtarinë korruptive të qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama “e ka marrë peng vendin”.

Ai u ndal edhe te thirrja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u kërkoi demokratëve të bashkohen me protestën qytetare ditën e enjte. Protestuesi u shpreh se protesta nuk është e Berishës, por e qytetarëve, duke kërkuar mospërfshirjen e tij në të.

“Edi Rama e ka marrë peng këtë vend. Të merren pasuritë! Ky është kryeministër, kryetar i SHISH, është i të gjithave. Shqiptarë, të mblidhemi edhe më shumë! I them edhe Sali Berishës: largohu, se je nëna e krimit; bashkë me Ramën jeni njësoj. Po mban peng rotacionin politik! Tani thërret protestë para Parlamentit. Kjo është protestë e qytetarëve, jo e Sali Berishës!” u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb