Sali Berisha ndodhet sot në Puka ku po prezanton kanddiatët e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Ai e ka nisur takimin me 1 minutë heshtje në nder të Papa Franceskut që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

“Të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh, Papa Franceskun.

Besimtarët dhe shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti, dashurisë e respektit për njëriun. I përjetshëm qoftë kujtimi i shenjtërisë së tij”, shprehet Berisha.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb