Kreu i PD-së Sali Berisha është kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha është pritur me brohoritje nga mbështetësit. Sipas tij, ky ishte një udhëtim, që e quajti ripërtëritje.

Më tej, nënvizoi se në Konventën e Republikanëve në Teksas foli edhe Donald Trump, që foli kundër komunizmit, kundër regjimeve diktatoriale të përzierja me krimet.

Kreu i PD Sali Berisha: Ky ishte udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime. Konventa e republikanëve në Teksas ishte shumë e rëndësishme. Më e rëndësishme ishte fjala e presidentit amerikan Donald Trump. Fjala e Trump e ka bërë sulltanin e Surrelit që të frikësohet.  Ai tha se komunizmi dhe krimi i organizuar janë rreziqet më të mëdha për një komb.

Isha në këtë vizitë, ku ndodhesha bashkë me kreun e republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu. Në këtë vizitë u ritkheva bashkë me miqtë e mi 35 vite më përpara. E gjeta diasporën shumë më të fuqishme sesa më herët, një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë, që janë bërë sipërmarrës dhe janë shkolluar në shkollat më të rëndësishme botërore. Pra, ajo që mund t’ju them ishte udhëtim ripërtëritjeje në kuptimin e vërtetë të fjalës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: