Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar pamje nga takimi i zhvilluar në Bruksel me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës, Antonio López-Istúriz White.

Berisha shprehet se i ka folur z White për ‘farsën elektorale të 11 majit në Shqipëri’.  Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU), ku Berisha përfaqësoi opozitën shqiptare.

Postimi i kreut të PD Sali Berisha:

Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Bruksel, me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës,Antonio López-Istúriz White, deputet në Parlamentin Europian, duke diskutuar për farsën elektorale të 11 Maj 2025 në Shqipëri. #sb

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb