TIRANE-“Kjo Republika jone qe skuqet jo nga turpi por nga krimi”, Keshtu e cileson ishkryeministri Sali Berisha situaten e fundit lidhur me akuzat mbi qeverine, dhe deputetet e mazhorances. Duke iu referuar çështjes “Frroku”, Berisha rendit ne statusin e tij 12 arsyet qe sipas tij, jane per nje revolucion demokratik. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se fshehu kërkesën për ekstradimin e Mark Frrokut, lidhur me akuzat ndaj ketij te fundit per vrasje ne shteetin belg disa
vite me pare.
Ja komenti i plote i Berishes ne Facebook:
Te dashur miq, njerezit si rregull skuqen nga turpi dhe kjo sado e hidhur qe eshte perseri eshte njerezore dhe ai moment skuqjeje shpesh shpreh apo behet nje lloj energjie pozitive, pendese, qe e ndihmon njeriun te kerkoje rrugdalje, te mos bej me ate gabim apo te mos ece me ne ate shteg. Pra skuqja sherben si nje shkundje apo dush i ftohte ndjenjash, pike ktheseKeshtu eshte me individet, njelloj po keshtu eshte me kombet, qe ne momente te caktuara jane fiks kopje e individit. Madje po keshtu eshte edhe me shtetet. Ndaj dhe Viktor Hygo shkruan se “Republika do skuqet nga turpi”,
sepse ajo do çonte ne gijotine monarkistin, Markezin De Lantenak, i cili pasi i kishte shpetuar armikut u kthye serish per te shpetuar nje femije nga flaket zjarrit qe do ta shkrumbonin dhe iu dorezua forcave republikane. Mirepo mjerisht kjo nuk eshte me vertet per Republiken tone. E shkreta edhe po te
doje nuk skuqet dot me nga turpi sepse per fatin me te keq te saj dhe tonin vendin e turpit tani e ka zene krimi. Cdo dite ajo, si asnje vend tjeter skuqet vetem nga krimi sepse erret cdo nate
me krime dhe gdhihet cdo mengjes me krime. Krim ne rruget, sheshet, bulevardet e qyteteve te saj, krime ne qelite, burgjet por dhe ne pallatet qeveritare e ne majat me te larta te pushtetit te saj, krime ne institucionet e saj me kryesore. Krimi ka perzene turpin, ai eshte omnipotent (i gjithfuqishem) eshte omniprezent (i gjithpranishem) ne koken, trungun, gjymtyret e pushtetit te sotem qe erdhi ne fron si “aleance qelbesirash”! Keshtu qe Republika jone nuk skuqet me nga turpi por ajo skuqet nga krimi
sepse: ne krye te Parlamentit u vendos njeriu, te cilin partneret tane i kane kerkuar arrestimin e tij Edi Rames, bazuar ne dosjen qe vet Rama u ka dorezuar atyre, dhe sot per ate, Parlamenti i vendit eshte peng i dosjes se tij sepse kreu i Parlamentit, pasi akuzohet nga miku i tij Doshi, se ai ka
porositur vrasjen e dy deputeteve mban fshehur se bashku me Ramen dhe Tahirin per 6 muaj akuzen, manipulon haptas prova e dishmitare, akuzon opoziten dhe refuzon doreheqjen sepse Rama – Meta, si ne asnje vend tjeter, per te prishur çdo prove qe fakton vertetesine e akuzave per porositjen e vrasjes se dy deputeteve, hetimin ja ngarkojne jo Prokurorise por kryetarit te PS per Tiranen, Sajmir Shullazit sepse si ne asnje vend tjeter, kreu i Parlamentit, i ekzekutivit, rendit etj jane te lidhur perjete njeri me tjetrin me lidhje krimi! sepse ne Parlamentin e saj, si ne asnje vend tjeter ulen vrases, trafikante, tregtare, skllever seksi, qe bejne ligjet, te zgjedhur te seleksionuar me kujdes nga Edi Rama duke patur merite te vetme parate e krimit qe i paguajne atij dhe dhunen qe ushtrojne si kriminel ndaj kundershtareve te tij sepse si ne asnje vend tjeter, Edi Rama fsheh kerkesen per ekstradim te
mikut te tij vrases, deputetit Mark Frroku, ne vendin partner, duke deshmuar se ai eshte i lidhur si bloza me tymin e zi me krimin sepse Edi Rama, si ne asnje vend tjeter, urdheron lirimin e makines se
deputetit Mark Frroku te bllokuar nga Policia, qe kishte brenda saj narkotrafikantin Planaj. Pra Rama bllokon arrestimin e bosit te droges dhe urdheron lirimin e tij, mban te fshehte krimin e tij per 8 muaj! Republika jone skuqet nga krimi: sepse Komisionin e Sigurise Kombetare e drejton xhelati i kohes se diktatures, qe ne aktin me te pare vodhi serverin e tatimeve me 2O milion
deklarata te qytetareve shqiptare dhe qe del ne media si pengmarres i Ilir Metes me torben e zeze te kokaines ne dore sepse si ne asnje vend te botes, ne shkallet e pallateve qeveritare, sallat e
tyre me luksoze, ngjitet hijerende, mbajtur perkrahu nga vet Rama sikur te ishte nene e ndonje martiri apo polici te vrare, nena e killerit serial qe ate mengjes vrau kater djem te rinj dhe me makabritet Rama iu servir shqiptareve ate si model pergjegjesie duke iu dhene keshtu pallateve te pushtetit fytyren e shemtuar te krimit te djalit te saj killer serial sepse Kostandini, vrasesi serial i Partise, nen kujdesin e Rames, denohet vetem me 9 vjet burg per çdo jete te marre sepse Shullazi i Partise, i porositur nga Rama, kercenon me jete kryetarin e opozites dhe si shperblim per kete lane gjakun e derdhur prej tij ne rruget e Tiranes!! sepse baronet e krimit dhe droges, Shullazet, Çelat, Shytet, Gjonajt etj, urdherojne dhe vendosin per çdo gje me boset e tyre ne krye te Parlamentit dhe te qeverise! Ata emerojne per llogari te tyre Serezet, Patet, Albanet Nallbatet, si gardian dhe aksionere ne krimin e tyre!! Republika jone nuk meriton kurre te skuqet nga krimi! Vetem guximi, perkushtimi dhe pergjegjesia e qytetareve shqiptare qe e duan kete vend, ne nje revolucion demokratik, do shpetojne Shqiperine nga krimi qe ka pushtuar majat me te larta te pushtetit te saj! sb
(a.n/BalkanWeb)
