Nga një takim me qytetarët në Mat, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për emërime të papërgjegjshme dhe për keqqeverisje të madhe.
Në qendër të sulmit të tij ishte drejtuesi politik i PS në Dibër, Blendi Klosi, të cilin Berisha e cilësoi si “kryebixhozxhiun e Shqipërisë” dhe e akuzoi se “luan bixhoz me apartamente”. Ai përmendi gjithashtu emra të tjerë si Agron Malaj dhe Belinda Balluku, duke thënë se Rama po rrethohet me figura të korruptuara dhe të pashpresa. “Raca juaj do të ketë vendin që meriton,” u shpreh Berisha, duke premtuar ndëshkim për të gjithë ata që, sipas tij, kanë abuzuar me pushtetin.
Kreu i PD Sali Berisha në Mat: Edi Rama je i pashpresë. Ke futur si veten, Agron Malajn, Lubi Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e Shqipërisë Blendi Klosin. Ku është ai? Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që luan bixhoz me apartamente. Raca juaj do të ketë vendin që meriton.
