Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” pas deklaratës së fundit të kryeministrit aktual Edi Rama, i cili ftoi kreun e opozitës Lulzim Basha për dialog. Berisha shkruan se Rama paradite vendos kushte për dialogun, kurse pasdite shkruan se është i hapur për dialog dhe vendin dhe orën mund ta zgjedhë vetë Basha. Për këtë veprim Berisha e quan Ramën si cullak.
Postimi i ish-kryeministrit Berisha:
Ky eshte Rama prej verteti apo cullak!
Te dashur miq, ne nje moment krize te thelle te vendit, pasi percaktoi paradite kushte per dialog ndonese eshte i pakallur apo menderosur si asnje koleg tjeter i tij ne planet, Rama pasi vendos kushte paradite kushte per dialogun, mbasdite i shkruan Bashës ne stil ordineri, le te themi banditesk sikur te ishte jo kreu i qeverise por Mlili i Partise: “Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”.
Miq, ky eshte Edvini prej te verteti,Rama cullak! sb
Edhe foto e bashkëngjitur në postimin e Berishës:

(i.ç/BalkanWeb)
