Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se ka kaluar 2 orë nga nisja e seancës dhe ende nuk ka nisur puna me Rendin e Ditës.

Ai ka kërkuar 5 minuta pushim që PD të reflektojë pas bllokimit të foltores, ndryshe sipas tij nëse nuk ka reflektim nga opozita, do të kalohet në votim.

“U bënë dy orë nga fillimi i kësaj seancë dhe kjo nuk mund t vazhdojë kështu. Është shpresoj se ishte lapsur nga ana  e  PD për mospjesëmarrje në hartimin e deklaratës. PD ka meritë në momente historike të rrugës europiane të Shqipërisë dhe gjatë pavarësimit të Kosovës këtë se mohon askush. Por sot nuk di të ndajë interesin personal nga ai kombëtar. Kërkoj pesë minuta pushim dhe nëse nuk reflektohet do të kërkoj votim”, tha Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb