Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale.

Në një deklaratë për mediat, Berisha paralajmëroi Ramën ‘që të mos tentojë të ndërhyjë në dokumentacionet zyrtare’, duke e akuzuar për manipulime dhe sjellje të papranueshme në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi se kryeministrit iu anulua një darkë në Këshillin e Europës për shkak të sjelljes së tij, që sipas Berishës, i ngjante “djalit të Gedafit” dhe përfshinte kërcënime ndaj personaliteteve europiane.

Kreu i PD Sali Berisha: E paralajmëroj Ramën, që mos bëjë përpjekje për ndërhyrje në dokumentacione, që i ka të zakonshme. Ia anuluan darkën në Këshillit të Europës, për sjelljen e tij si me qenë djali i Gedafit dhe kërcënoi personalitete europiane. Mos guxo të përfshihesh në asnjë proces, se këtë e ke gatuar vetë, e ke përgatitur në mënyrën më kriminale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: