TIRANE

Akuza të ndërsjella mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha në seancën e Kuvendit.

Fillimisht ka qenë ish kryeministri Sali Berisha ai që ka akuzuar Ramën se gruaja e tij është aksionere në një bankë në vend.

Por më pas Rama u shpreh se gruas dhe familjes së tij Berisha u ha ato që nuk thuhen. Ish kryeministri reagoi sërish duke thënë se Rama është fundërrinë që u merr shokëve gruan.

“Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore”- tha Berisha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb