Në fjalën e mbajtur në hapjen e fushatës zyrtare të PD, lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh se Shqipëria mezi pret ndryshimin e madh, por ajo është e sëmurë.
Sipas Berishës, emri i sëmundjes quhet Edi Rama.
Sali Berisha: Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh, Shqipërinë madhështore.
Shqipëria është e sëmurë, kjo sëmundje quhet Edi Rama.
I tmerruar nga e vërteta, nga transparenca, ka 2 muaj që është ngujuar në zyrë, ka 2muaj që flet me vete, ka 2 muaj që ka frikë.
U përpoq me gjithçka, me arrestime, me presion, me përcarje, që Shqipëria mos të ketë opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë.
Edi Rama vazhdon avazin e vjetër, mashtrime, shpifje trillime. Për 12 vite s’tregon një vepër, sepse ka vjedhur.
(BalkanWeb)
