Kryedemokrati Sali Berisha teksa u pyet për faktin nëse ia njihte meritat Ervin Salianjit për rezultatin e fitores në Bashkinë e Kavajës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, zbehu rolin e ish-deputetit demokrat në atë garë.

Në një prononcim për mediat teksa i drejtohej Kuvendit në seancë plenare, Berisha tha se madje kur Salianji ishte në burg, në 11 maj 2025 PD mori 3 mijë vota më shumë.

“Ai është i ngarkuar, ka një zonë ku duhet të bëjë analiza. Ai ka të drejtë që të bëjë takime në zonën ku punon. Zgjedhja është thelb i lirisë, ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë. Salianji ishte në burg kur….janë marrë nja 3 mijë vota më shumë në këto zgjedhje.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb