Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook-un e tij një tjetër denoncim të një qytetari dixhital sipas të cilit, Presidenti i klubit të Partizanit është takuar me kreun aktual të qeverisë Edi Rama.

“Gaz Demi vazhdon ndermjetesimin midis Sajmir Tahirit dhe Edvinit!,

Punonjesi dixhital informon se sot ne zyren e tij, Edvini pati nje takim me Gaz Demin, ndermjetesin famoz, me te cilin Saimir Tahiri kercenoi naten e Opinionit Ramen per publikimim, ne rast se do ta leshonte, te 5 dosjeve kunder tij dhe narko-pushtetareve te tjere.

Por, ne rast se dihet se Gazi sot ishte perseri i derguari i Saimirit, biseda e zgjatur e tij me Ramen mbetet e erret! Sb” shkruan Berisha.

Presidenti i ekipit të futbollit të Partizanit, Gaz Demi është personi i vetëm që u pa të hyjë në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ditën kur Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi heqjen e imunitetit, kontrollin në banesë dhe arrestimin e Saimir Tahirit, në kuadër të përgjimeve në dosjen “Habilaj”.
(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb