Igli Tare u zyrtarizua te Milani, me drejtorin sportiv shqiptar që mori përsipër një detyrë mjaft të vështirë.

Portieri Etrit Berisha, i cili kaloi  te Lazio në vitin 2013 me ndërhyrjen e Tares, tregoi këndvështrimin e tij.

“Tare te Lazio bëri një punë të shkëlqyer nga të gjitha këndvështrimet. Ai shpenzoi pak, duke sjellë lojtarë të fortë dhe duke e mbajtur skuadrën konkurruese dhe duke fituar. Fitoi Kupën e Italisë, Superkupën, madje ishte afër fitimit të titullit kampion në 2019/20. Unë do të thosha se me këto shifra ai ka të gjitha kredencialet për të punuar te Milani dhe mendoj se do të jetë një ndihmë e madhe”.

Për pikat e forta të drejtuesit: “Forca e tij është karakteri i tij, dikush që flet me të gjithë dhe të bën të ndihesh shumë i rëndësishëm. Përpiqet të të ndihmojë për çdo gjë, por në të njëjtën kohë kërkon shumë. Nëse diçka nuk shkon mirë në stërvitje ose në një ndeshje ai përpiqet të zgjidhë situatën, të të ndihmojë të dalësh nga një moment i vështirë”- tha Berisha, portier i Hacken në Suedi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb