Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës qytetare ditën e enjte.

Ai theksoi se demokratët duhet të marrin pjesë në protestë, por pa përdorur simbole ose flamuj të Partisë Demokratike.

“Protesta rinore qytetare po zvarrit çdo ditë në bulevardin e Tiranës kufomën politike të Edi Ramës. Ndaj, ditën e enjte, në protestën kombëtare qytetare, demokrate e demokratë nga e gjithë Shqipëria dhe Tirana do t’i bashkohen dhe do të jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj! Jemi në protestë qytetare rinore, për një kauzë jashtëzakonisht të madhe! Protestohet kundër reformës territoriale me të cilën padrinoja kërkon, me një të rënë të lapsit, duke shkelmuar interesat e qytetarëve, të shuajë 15 bashki!”, u shpreh ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb