Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje partive të opozitës që të bëhen bashkë në një front përballë qeverisë që e quan “narkoregjim”.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se opozitarët duhet të bëhen bashkë për votën e lirë dhe për të larguar nga pushteti Edi Ramën.
“Ne besojmë se ekziston një barrë reale bashkëpunimi për opozitën.
Për opozitën nuk ka pasur një armik më të madh veç Enver Hoxhës se Rama. Mafia më e rrezikshme është ajo e fjalës së lirë.
Uroj që ansjë opozitar të mos bjerë viktimë e propagandës por të gjejë kurajën dhe frymën e bashkimit dhe bashkëpunimit. Qëllimi ynë duhet të jetë t’u garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm puthadorët e Ramës mund të mendojnë një gjë të tillë.
Urojmë që çdo forcë politike opozitare të bashkohemi të krijojmë një front të gjerë kundër kësaj qeverie për votën e lirë dhe për të larguar nga pushteti Edi Ramën”, tha ai.
