Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu pritshmëritë e tij pozitive për qytetarët që kanë votuar kundër qeverisë, duke theksuar se ata do të vazhdojnë misionin për përmbysjen e saj dhe rikthimin e të drejtës së votës së lirë.

Në një deklaratë të fundit, Berisha nënvizoi se platforma e opozitës para zyrave të qeverisë do të jetë “platforma më e ndjekur”, pavarësisht përpjekjeve për ta penguar nga mediat që kontrollon qeveria. Ai kritikoi konferencën e shtypit të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij asnjë gazetar nuk guxoi të pyesë për rolin e tij në vjedhjen e 90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, duke përmendur dokumentet e publikuara nga emisioni ‘Plug’.

Berisha akuzoi gjithashtu disa zyrtarë, duke përfshirë Belinda Ballukun, për përgjegjësi në këto ngjarje, dhe e përshkroi qeverinë aktuale si “përshesh mafioz” që nuk respekton ligjin e moralin. Ai theksoi se rrafshimi i kanionit për të përvetësuar 25 milionë euro është një “krim i shumëfishtë” dhe se qytetarët shqiptarë nuk mund të mohojnë përgjegjësinë e Ramës dhe Ballukut.

Ish-kryeministri përfundoi duke bërë thirrje për qytetarët që të vazhdojnë luftën e tyre për një qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb