Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Në një prononcim për mediat nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Berisha foli për rëndësinë e figurës së Jezu Krishtit, duke e përshkruar atë si “mbret, burrë dhe hyj”.
Ai theksoi ndikimin e thellë që mësimet e Krishtit kanë pasur në formimin e vlerave të botës perëndimore.
“Me mësimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor,” u shpreh Berisha.
Në fund të deklaratës së tij, kreu i demokratëve nisi të shprehte një urim për të ardhmen.
‘Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise këto vite. Gëzuar!’.
