Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar kombëtaren pas triumfit 1:0 në Leskovac ndaj Serbisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se kuqezinjtë zhvilluan një lojë fantastike e cila u shpërblye me golin e Rey Manaj i cili sipas kreut të opozitës ishte ylli i ndeshjes.
Postimi i Berishës
Pas një loje fantastike një fitore e merituar. Urimet më të përzemërta yllit të ndeshjes Manaj, që me super golin e tij firmosi fitoren, urime të gjithë ekipit, kapitenit dhe trajnerit Sylvinho, arkitektit të performancës së shkëlqyer të ekipit tonë!
