Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka sqaruar se ka ndodhur një gabim në momentin e votimit në Parlament, për shkarkimin nga detyra e ministrjes së Jashtme, Elisa Spiropali. Ajo ka sqaruar se në kohën kur foltorja ishte e bllokuar nga opozita, ka qenë ajo që ka shtypur gabimisht dy butona në sistem, për të marrë fjalën.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën.

Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb