Ish-deputeti socialist në periudhën e qeverisjes së PS nga Fatos Nano, duke komentuar situatën aktuale politike në vend, u shpreh se Berisha e ka mbyllur misionin e tij politik në vitin 1997.
Elmaz Sherifi, deklaroi se politika shqiptare ka theksuar disa nga karakteristikat e politikanit që i duhet sot vendit.
“Sot politikës shqiptare nuk i duhet një Nano, por i duhet një politikan që e ka sensin e drejtësisë në tru, moralin politik në gjithë qënien e tij dhe të jetë i vërtetë para gjithë shqiptarëve.
Berishës e kam thënë më parë se misionin politik e mbaroi në 1997”, tha Sherifi.
Elmaz Sherifi: Sot politikës shqiptare nuk i duhet një Nano, por i duhet një politikan që e ka sensin e drejtësisë në tru, moralin politik në gjithë qënien e tij dhe të jetë i vërtetë para gjithë shqiptarëve.
Berishës e kam thënë më parë se misionin politik e mbaroi në 1997.
Rama ka qenë i paduruar për ta marrë pushtetin, atë shans ja dha Nano, dolëm kundër Nanos, u rikthye tek Nano e quajti lider historik. Ne jemi me veset me vlerat tona. Puna është kush dominon.
Jemi në një periudhë historike ku po ndërtohet një rend i ri botëror, por dhe Evropa që unë e mendoj, e atyre që e krijuan, është e pakonsoliduar. Është pa Kushtetutë e president, interesat janë të mëdha dhe dominojnë, jo morali politik.
S’duhet ngatërruar me moralin njerëzor.
