Kreu i diplomacisë gjermane kërkoi sot në mënyrë urgjente për autoritetet ruse të japin një trajtim mjekësor të menjëhershëm për opozitarian, Alexeï Navalny duke marrë parasysh degradimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas ka kërkuar gjithashtu që opozitari kryesor i Kremlinit, aktualisht i ndaluar, të ketë akses tek mjekët që kanë besimin e tij, në një intervistë për të përditshmen Bild duke shtuar se e drejta e tij për një për mbështetje mjekësore duhet t’i garantohet atij pa vonesa.

Edhe Franca  u shpreh shumë e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të opozitarit rus, Alexei Navalny, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, duke përmendur përgjegjësinë e madhe të presidentit rus, Vladimir Poutine.

“Situata e Navalnyt është shumë shqetësuese”, deklaroi kreu i diplomacisë franceze për stacionin televiziv publik francez

“Uroj që të merren masa për të garantuar integritetin fizik të Navalnyt, por gjithashtu dhe lirimin e tij”, shtoi ai/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb