Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçc ka emëruar emëroi të hënën Ana Bërnabiçin mandatare për formimin e Qeverisë së re. Vuçiç tha se ka pasur disa kandidatë, por Bërnabiç, e cila ka qenë kryeministre e Serbisë nga viti 2017, “ka punuar në interes të qytetarëve, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për përfitimet e vendit”.

Për Bërnabiçin “ka një mendim shumë të lartë”, tha Vuçiç. Ai tha se i ka kërkuar asaj që të konsiderojë hapjen e dy ministrive të reja, për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, si dhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

“Po ashtu e kam lutur mandataren që, nëse është e mundur, 50 për qind ose afër 50 për qind e anëtarëve të qeverisë të jenë gra”, tha Vuçiç. Ana Bërnabiç ka qenë kryeministre e Serbisë nga 29 qershori, 2017. Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbajtur më 21 qershor. Pragun prej 3% të votave e kanë kaluar shtatë lista, nga të cilat katër janë të pakicave. Shumicën e ka fituar lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Për fëmijët tanë”, me 1,953,998 vota, apo 60.65% të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: