Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht tashmë të divorcuar. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori duhet t’i paguajë këngëtares 1 mijë euro për çdo muaj, ndërsa Xhensila do të kujdeset për fëmijët, Ajkën dhe Amen.
Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.
Gjatë një interviste së fundmi me Arbana Osmanin në ‘Mirëmbrëma Yje’ Xhensila tregoi se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.
(Balkanweb)