Besfort Lamallari ka shprehur mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, përveç përpjekjeve të përditshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, u përballën me situata që rrezikonin jetën e tyre gjatë akteve kriminale.
Ai e ka cilësuar këtë sjellje si një shkelje flagrante dhe ka shprehur solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar, si dhe me të gjithë ata që ndoqën me ankth përmes mediave rrezikun që prindërit, bijtë, bashkëshortët dhe vëllezërit e tyre përballuan gjatë sulmeve të organizuara kriminale.
Postimi
Mirënjohje për punonjësit e Policia e Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor!
Solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar dhe të gjithë atyre që kanë ndjekur me ankth përmes medias se si prindërit, bijtë, bashkëshortët dhe vëllezërit e tyre rrezikuan jetën nga një sulm i nxitur dhe organizuar kriminal.
