Besiktas po projekton skuadrën për sezonin e ri. Klubi turk i ka bërë me dije lojtarëve si Al Musrati, Zainutdinov dhe Onana, që nuk janë pjesë e planeve për të ardhmen.

Sa i takon Ernest Muçit, Besiktas është gati të dëgjojë ofertat dhe një largim i lojtarit është i mundshëm, nëse vjen propozimi i duhur.

Skuadrat e interesuara kanë qenë të shumta, edhe pse mungon një ofertë konkrete. Muçi luajti 27 ndeshje në sezonin e kaluar dhe realizoi 4 gola, ndërsa dhuroi 2 asiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb