Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka zhvilluar një takim me Presidentin e landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler.

Ndregjoni u shpreh se me Rößler ka diskutuar në lidhje me krimet e komunizmit ne Shqipëri.

Ai theksoi se demokracia nuk mund të funksionojë pa u dënuar krimet e tmerrshme të komunizmit.

  • foto galeri

Po ashtu ai shtoi se ekspozeja e tij mbi krimet e regjimit komunist e tronditën Presidentin Rößler.

“Kënaqësi takimi me Presidentin e landit të Saksonisë, Dr. Matthias Rößler, në lidhje me krimet e komunizmit ne Shqiperi. Nuk mund te fuksionoi demokracia pa u denuar krimet e tmerrshme te komunizmit! Ekspozeja ime mbi krimet e komunizmit e tronditen Presidentin”, u shpreh ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb