Besimtarët ortodoksë të qytetit të Korçës kanë kremtuar të Premten e Zezë, ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Pasditen e kësaj të premte, në ambientet e Katedrales ‘’Ringjallja e Krishtit’’ është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e së cilës janë bërë qytetarë e Korçës, por edhe vizitorët.
Për të respektuar masat anticovid për shkak të pandemisë në qytet nuk janë bashkuar epitafet e 7 kishave apo parakalimi tradicional në bulevardet kryesore të qytetit.
E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.
(BalkanWeb)
