TIRANE- Lëvizje janë bërë ditën e sotme në Policinë e Tiranës. Besmir Qibini është liruar nga detyra e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, për t’u emëruar në një detyrë të re.
Pas kësaj lëvizje, Qibini është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar kështu në detyrë Zamir Shtyllën.
Ndërkohë, vendin e Qibinit në policinë e Tiranës e ka zënë Dhimitraq Ziu, i cili më herët mbante postin e shefit të sektorit të rendit në DPPSH.
(el.sp/BalkanWeb)
