TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Tropojës. Bëhet fjalë për Besnik Xhaferr Dushaj, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të lërë mandatin për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Dushaj do të kandidojë përballë kandidatit të PS-së, Rexh Biberaj, i cili u zyrtarizua po sot nga kampi i majtë.
I diplomuar në drejtësi, Dushaj është anëtar i Kryesisë së PD-së që prej vitit 1997. Në mars të 2009-ës ai u zgjodh Kryetar i Degës së PD-së në Tropojë, ndërsa në vitin 1996 u zgjodh kryetar i komunës Fierzë. Ai është deputet i qarkut të Kukësit në dy legjislatura.
(m.k/BalkanWeb)
