Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, pëlqehet nga shumë skuadra në Belgjikë. Hasi, i cili drejton aktualisht skuadrën belge të Mechelen ka përfunduar në radarët e 3 klubeve.

Sipas “voetbal24.be”, Gent, Genku dhe Antwerpi janë në garë për teknikun e njohur.  “Trajneri aktualisht është në diskutim me ekipin e tij për të ardhmen. Megjithatë, ka shumë mundësi të mira për Hasin në sezonin e ardhshëm. Interesimi është i madh nga Genti, Genku dhe Antwerpi. Përveç tyre edhe Club Brugge është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Hasi është një prej opsioneve”, shkruan sajti belg.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: