Mirel Josa debutoi me fitore në stolin e Vllaznisë. Shkodranë vazhdojnë deri në fund garën për Europën, pasi sot në Loro Boriçi u imponua 3-1 skuadra e Egnatias. Pas sfidës, Josa tha:

“Besoj se mundësitë për Europën janë edhe në kampionat. Do të mundohemi që t’ia bëjmë hyzmetin 100 përqind, normalisht duke konsoliduar skuadrën. Nuk duhet të mendojmë për shumë gjatë. E rëndësishme është që u fitua ndeshja.

Skuadra m’u përgjigj siç dëshiroj unë. U përsëriten gabimet në ndeshjet e shkuara. Duhet të jemi shumë të qetë.

 

Fitorja na shërben për të shkuar te ndeshja e Krujës sa më të qetë.Tirana ndaj Kukësit? E besoj që Tirana do të respektojë kampionatin. S’e kam vënë ndonjëherë në dyshim ndershmërinë e ekipeve të tjera. Nuk e paragjykojë kurrë atë punë. Edhe kur kam qenë unë lojtar kemi pasur raste të tilla, jo të qëllimshme. Do t’ia lëmë kohës. Më intereson më shumë se çfarë do të bëj unë me skuadrën time” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb