Erbim Fagu, trajneri i Tiranës, në përfundim të sfidës, theksoi se ky ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm që i jep besim ekipit edhe për ndeshjen e kthimit në Kupë, kundër Kukësit:

“Janë 3 pikë mjaft të rëndësishme pasi janë shumë pak ndeshje në dispozicion. Mënyra si shkoi ndeshja… ata humbën një penallti, fati ishte me ne sot”, tha fillimisht Fagu.

Mendon që Najdovski është gati për 90 minuta?

“Momentalisht çdo lojtar që ne kemi në dispozicion përveç Latifit, të tjerët janë gati të luajnë 90 minuta, por ishin thjeshtë zgjedhje taktike. Edhe pjesën e parë ishim me 3-5-2, por spostohej Haxhiu ose Përgjoni. Erzeni po luante shumë në sulm dhe ishim të detyruar që një nga anësoret të kthehej në fundore. Nuk kam skemë të preferuar, por duke parë që ishim 0-1, s’donim të rrezikonim”.

3 ndeshje pa pësuar gol?

“Më gëzon pasi ne gjithmonë kemi pësuar gol dhe më pas jemi përpjekur të kthejmë rezultatin. Kështuqë kur je me 0 gola mbrapa ke stabilitet dhe skuadra kirjon besim te ndeshja”.

Përmbysje e Kukësit?

“Do të bëjmë gjithçka për gjysmëfinalen pasi e kemi kualitetin në ekip. Shanset janë dhe do të mundohemi pasi Kupa është një objektiv. Dy gola janë shumë, por edhe pak. Shpresoj ta zgjidhim atë ndeshje”.

Derbi Tirana-Partizani, përplasje edhe në “Final Four”?

“Dihet që derbi është ndeshje që nuk ia gjen dot rezultatin, por ne do të bëjmë maksimumin për të bërë 3 pikët. Nuk kemi siguruar Final Four, por do të jetë ndeshje e luftuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: