Në një sezon me ulje-ngritje të forta, për Tiranën ka ardhur momenti final, në një kohë kur luan të gjithë sezonin brenda pak ditësh. Fillimisht, të mërkurën përballet me Kukësin në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, një ndeshje e vështirë pasi duhet të përmbysin humbjen 2-0 në ndeshjen e parë, por Fagu beson se ekipi i tij i kanë të gjithë elementët për të kaluar Kukësin, për të siguruar finalen e Kupës:

“Koha ka qenë e shkurtër për të përgatitur këtë sfidë. Janë dy gola për t’u përmbysur. Skuadra ka besim të plotë te vetja për të përmbysur këtë sfidë, pasi dihet se në lojë është një trofe, jemi një sfidë larg finales. Do të jetë e vështirë pasi edhe Kukësi ka një rezultat komod, por ne kemi lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur sfida të tilla.

Çfarë Kukësi pret? Unë pres të njëjtën skuadër, pasi ata kanë krijuar një filozofi të tyre, nuk pres ndryshime të mëdha. Ju gëzon fakti që ekipi nuk ka pësuar në 3 sfidat e fundit? Kjo të kënaq, por mendoj se kjo vjen edhe si pasojë e anës psikologjike që është rregulluar kohët e fundit. Ekipi ka pasur qetësi, pozetivitet, shpresoj shumë që edhe nesër të vazhdojmë me këtë ritëm.

Në mes është edhe derbi, si është situata? Situata është e mirë. Ne jemi të fokusuar 100% te ndeshja me Kukësit, nuk mendojmë as për Partizanin as për final-four, e gjithë foksi është te ndeshja e Kupës që kërkojmë ta kalojmë me sukses, më pas do të mendojmë për ndeshjet e tjera”, u shpreh Fagu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb