“Shpëtoni ushtarin Kristjan Asllani”. Në Itali e tillë është kthyer çështja rreth të ardhmes së mesfushorit kuqezi, ku në mënyrë të papritur, nga një i larguar i sigurt, në Torino bëjnë prapa kthehu, ku së fundmi presidenti i “demave” dhe trajneri Baroni i kanë dalë në mbrojtje, deklarata që tregojnë qartë se asgjë nuk është mbyllur, deri në fund të janarit, Asllani ka ende kohë për të treguar vlerat e tij pasi të gjithë në radhët e Torinos me sa duket besojnë ende tek Asllani.

I pari që reagoi ishte pikërisht presidenti Cairo: “Asllani ka zhvilluar disa ndeshje pozitive, është një djalë i mirë. Disa herë mund të ndodhë që lojtarë të rinj të hasin vështirësi”, u shpreh presidenti i Torinos.

Në të njëjtën linje me bosin e klubit është trajneri Baroni: “Asllani ka qenë gjithnjë në konsideratë, është edhe tani. Ka pasur gjithnjë një sjellje top, djali ka qenë edhe është një lojtar i Torinos. Së bashku po përpiqemi të punojmë dhe të përmirësohemi. Në këto ndeshje që nuk ka luajtur ka qenë edhe për arsye të karakteristikave, tek Ilkhan kam parë më shumë dëshirë për të treguar veten, ndaj i dhashë shansin për të shfaqur veten”, u shpreh trajneri i Torinos.

Pas këtyre deklaratave mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja “Asllani”, nëse do të vijoj të jetë pjesë e Torinos deri në fund të këtij sezoni apo do të kërkojë një sistemim të ri gjatë merkatos së janarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb