Beteja Basha-Berisha tashmë shkon në Gjykatë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Komisioni i Rithemelimit të PD ka depozituar sot në Gjykatë për regjistrim ndryshimet statutore të votuara në Kuvendin e 11 dhjetorit (thirrur nga Sali Berisha).

Ndërkohë që edhe Lulzim Basha para dy ditësh ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021. Gjykata e Tiranës ka regjistruar çështjen dhe tashmë pritet shqyrtimi i saj gjyqësor në bazë të ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb