Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastian Haller nënshkroi për Dortmund verën e kaluar, por dy javë më vonë u diagnostikua me tumor në testikuj. Më e keqja ka kaluar për Haller dhe tashmë lojtari i njohur është rikthyer në stërvitje me verdhezinjtë.
Ai duket se do të bëjë debutimin e tij zyrtar te Borussia Dortmund kë të të dielë, në ndeshjen shtëpiake ndaj një rivali si Augsburg. Pas betejës së fituar, Haller ka zgjedhur të përdorë atlete speciale, teksa vihet re shkrimi: “F*ck cancer”.

(BalkanWeb)
