Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me betejën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, teksa ka deklaruar se siguria e kryeministrit para tyre është e pakuptueshme.

Ai ka arsyetuar se nëse ai është kaq i sigurtë, si ka mundësi që po u jep bonuse pensionistëve dhe po ndërton rrugë të reja, gjë që sipas tij është paradoksale.

Nga ana tjetër analisti dhe gazetari Agim Baçi ka deklaruar se faji i opozitës në këtë rast është se jo vetëm që nuk u bashkua, por është edhe më e ndarë se sa ishte para 2 vitesh, gjë që sipas tij është absurde.

Pjesë nga biseda:

Lubonja:

Siguria e Ramës nuk kuptohet, pse paska nevojë ai të fillojë të shkelë ligjin me pensionistët e duke shtruar rrugë nëse është kaq i sigurtë. Ka një paradoks këtu. Ai kërkon të sigurohet në mënyrë sa më të fortë duke përdorur të gjithë këto mjete, fitorja vjen nga këto. Në regjimet putiniste sa më shumë të rrish në pushtet, më shumë forcohesh. Ja kanë futur me ndërtime prapë. Pyetja është se kush është ky popull që të voton prapë edhe kur ndërton dhe ia fut pallatet në shtëpi. Siguria e Ramës është te krimi i organizuar që pastron paratë, ligjet që ka bërë, etj. Siguria e Berishës është se ka nevojë të krijojë një lloj entuziazmi dhe të ngrejë elektoratin.

Baçi:

Ka pamundësi të opozitës për të qenë bashkë. Rama dha për Kodin Zgjedhor që janë kinezëri, shkon në parlament kur do. Nuk ka asnjë nen që thotë se bën komisione kur të dojë dhe kur jo. Faji i opozitës është se në këtë moment jo vetëm që nuk u bashkua, por është ndarë më shumë se sa ishte para 2 vitesh. Jemi përballë një situate absurde.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: