Në intervistën e tij, gjatë emisionit të parë për këtë sezon të Log në News24, gazetari Osman Stafa, një ndër gazetarët më aktiv dhe protagonist në protestat e gazetarëve kundër uzurpimimit të godinës së News24, e ka quajtur këtë një betejë parimore.
Gazetari Osman Stafa tha se ai nuk e ka marrë akoma kompjuterin e tij të punës, ku mban materiale sensitive me denoncime të qytetarëve për probleme të ndryshme sociale.
“Si mund të shkallmosh dyert e redaksive të emisioneve investigative, të marrësh dosjet, kompjuterat e punës? Unë gjithçka bëj, e bëj me pasion dhe nga viti 2019, News24 ëshë institucioni që më bëri të njohur për publikun, më besoi duke mos patur eksperiencë, si gazetar i politikës.
Betejën time më shumë e kisha në parim, se si dikush që na dha të drejtë gjykata që i morën padrejtësisht kompjuterat tan”, tha Stafa.
Osman Stafa: Pjesë e protestës dhe si nisi prostesta, të gjithë kolegët
Gjithë cfarë bëj, e bëj me pasion dhe nga 2019, News24 ëshë institucioni që më bëri të njohur për publikun, më besoi duke mos patur eksperiencë dhe më besoi si gazetar në politikë.
Më shumë e kisha në parim se si dikush që na dha të drejtë gjykata që i morën padrejtësisht kompjuterat tanë. Kam shumë miq që kanë ikur jashtë se këtu nuk ja dalin.
Të gjithë pasiguritë janë këtu në vendin tonë. Është një situatë që ne që rrimë këtu bëjmë sakrificë. Ne që qëndrojmë këtu e duam vendin tonë.
Unë dua të bëj betejën time dhe ajo që ndodhi me News24 ska të bëjë me një individi por me një log, që në 25 vite ka transmetuar informacion në shërbim të qytetarëve.
Unë e besoj dhe ishte një betejë parimore e imja, pse ishim me polici, cfarë kishim bërë ne.
Unë akoma nuk e kam marrë kompjuterin tim personal, kam materiale, video denoncime të qytetarëve, si mund të shkallmosh dyert për të marrë materialet e emisioneve investigative.
(BalkanWeb)
