Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë intervistës së tij në emisionin “Kjo Javë”, kujtoi periudhën kur ishte aktiv në politikë, para se të zgjidhej president, kohë që sipas tij zhvillonte beteja brenda partisë politike si numri 2 i saj.

Topi tha se megjithëse ky grup e propozoi për president, ai nuk lejoi të kalonte ligje që cënonin interesat e pronarëve, ndonëse PD u kishte premtuar që në 1991 t’u rikthente pronat.

“Kam kthyer ligje shumë të rëndësishme në interes të njerëzve. Kanë dhënë shumë premtime ajo mazhoranca ku unë bëja pjesë. Ia kemi future njëherë pronarëve dhe s’duhet ta bëjmë më. Në vitin 2006 fut një ligj për tja futur sërish pronarëve dhe unë si kryetar grupi parlamentar të PD nuk e kam votuar.

S’kam asnjëlloj pendese, por ta dini se beteja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe beteja ka qenë me grupin politik që më prodhoi si president dhe kam parë djallëzinë e Ramës nga ana tjetër që e përdorte këtë”, tha Topi.

Bamir Topi: Të gjithë presidentët e mëparshëm janë votuar me 70 plus dhe janë votuar nga mazhoranca. Por unë jam mbështetur nga mazhoranca skam qenë produkt i tyre.

Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Të dyja partitë janë bashkëveprues në gjërat që bëjnë. Pendesë ndoshta duhet të isha njësoj me sjelljen e tyre, por s’mund të isha. Unë e kam parë politikën ndryshe nga ata.

Kam kthyer ligje shumë të rëndësishme në interes të njerëzve. Kanë dhënë shumë premtime ajo mazhoranca ku unë bëja pjesë. Ia kemi future njëherë pronarëve dhe s’duhet ta bëjmë më. Në vitin 2006 fut një ligj për tja futur sërish pronarëve dhe unë si kryetar grupi parlamentar të PD nuk e kam votuar.

S’kam asnjëlloj pendese, por ta dini se beteja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe beteja ka qenë me grupin politik që më prodhoi si president dhe kam parë djallëzinë e Ramës nga ana tjetër që e përdorte këtë.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb