Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se Rusia po shton forcat e saj me qëllim kapjen e fabrikës së çelikut në Azovstal,

“Rusia po vazhdon të nisë artileri dhe sulme ajrore në Mariupol”, kanë deklaruar Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë forcat ruse i kanë fokusuar përpjekjet e tyre për bllokimin e trupave të Ukrainës që ndodhen pranë fabrikës së çelikut, e cila është zona e fundit e qytetit port që nuk është nën kontrollin rus.

Nga ana tjetër zëdhënësi ushtarak, Oleksandr Shtypun tha se Rusia po përpiqet të shtypë rezistencën e mbrojtjes së Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb