Studentët janë të vendosur për të vijuar deri në fund betejën për të fituar të drejtën e votës në zgjedhjet e Universitetit të Tiranës, të cilat u vendosën të bëhen pa votat e studentëve, për shkak të mbylljes së fakulteteve nga koronavirusi.

Ditën e sotme, studentë të Fakultetit të Drejtësisë kanë paditur ministren e Arsimit, Besa Shahini, ndërsa e paralajmërojnë se beteja për një universitet evropian vazhdon.

“Prej tre vitesh marr leksione nga pedagogët e mi të drejtësisë mbi Kushtetutën, ligjin, shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Unë besoj te pedagogët e mi dhe dijet që ata më kanë transmetuar. Ndaj, gjatë kësaj jave, bashkë me miq të Fakultetit të Drejtësisë dhe fakulteteve të tjera, me mbështetjen e Qëndresa Qytetare, kemi përdorur cdo mjet të ligjshëm për të garantuar të drejtën tonë për zgjedhje. Urdhëri i sotëm i Ministres së Arsimit i dha pjesërisht të drejtë kauzës tonë. Beteja për një universitet evropian vazhdon! #ZgjedhjeMeStudentët #ZgjedhjePërStudentët”, thuhet në mesazhin e një student, i cili publikon edhe padinë ndaj Shahinit.

Padiaa
Padiaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb