Pas betimit të anëtarit të tetë të Gjykatës Kushtetuese, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një mesazhi në Twitter, Ambasada ka mirëpritur betimin, ndërsa thekson se reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.

“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, që përfaqëson ecurinë e pandërprerë të Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve ??. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.”, thuhet në reagimin e ambasadës. Kujtojmë se sot u betua gjyqtari Sandër Beci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb